Izolohet plotësisht qyteti kinez me 13 milionë banorë, qytetarët po “vdesin urie”, kërkojnë ndihmë

Mbyllja e banorëve të një prej qyteteve më të mëdha në Kinë, thonë se ka bërë që ata të mbesin të “uritur” nëpër shtëpitë e tyre, pasi u ndalohet të dalin jashtë madje edhe të blejnë ushqim si rezultat i masave të reja anti-COVID.

Qyteti kinez Xi’an që ka 13 milionë banorë, autoritetet e atjeshme po i lejojnë qytetarët të dalin nga shtëpitë, vetëm kur ftohen të marrin pjesë nëpër testime masive apo për ndonjë urgjencë shëndetësore.

Më parë një anëtar i një familje lejohej një herë në dy ditë të del jashtë për të blerë ushqim. Autoritetet lokale thonë se zonat ku ka rrezik më të ulët, qytetarët do të lejohen të dalin për të bërë “shoping”, pasi të testohen dhe rezultojnë negativ.

Xi’an ka regjistruar 175 të reja me COVID-19 gjatë ditës së sotme, një numër i ulët por problem i madh për Kinën, pasi nga fillimi i pandemisë e pati të vështirë për ta vënë nën kontroll situatën.

E këto masa të rrepta i ka detyruar banorët e qytetit kinez të kërkojnë ndihmë, duke pretenduar se po “vdesin nga uria” dhe i kanë bërë thirrje qyteteve fqinje t’ju ofrojnë ndihmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *