Izrael, mijëra njerëz protestojnë kundër reformës së gjyqësorit

[embedded content][embedded content]

13:35 28/07/2023

Qytetarët besojnë se Gjykata e Lartë do të rrëzojë ligjin që u miratua në Parlament të hënën

Protestat në Tel Aviv kundër reformës në sistemin gjyqësor, kanë vijuar edhe mbrëmjen e së enjtes. Mijëra izraelitë u mblodhën në Bulevardin Rothschild, një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit, me flamuj dhe pankarta. Demonstruesit marshuan në rrugën Kaplan, që është kthyer në një simbol të protestave kundër reformës së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Erdha për të demonstruar kundër qeverisë. Mendoj se kjo qeveri po bën ligje antidemokratike”.

Pavarësisht reagimeve të opozitës dhe protestave mbarë kombëtare, reforma u miratua në Parlament të hënën. Gjykata e Lartë në Izrael ka njoftuar se në muajin Shtator do të shqyrtojë kërkesat për rrëzimin e ligjit.

“Jam këtu për të vazhduar demonstratat kundër kësaj qeverie të tmerrshme. Ne nuk do t’i lëmë ata të vazhdojnë me këtë reformë. Kam besim se Gjykata e Lartë do ta anulojë këtë ligj”.

Qeveria e Netanjahu argumenton se ndryshimet në pushtetin e Gjykatës së Lartë janë të nevojshme pasi ajo bën ndërhyrje të shumta në politikën e vendit, por kritikët thonë se  kjo reforme krijon mundësinë për abuzim me pushtetin.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts