Izrael, Netanyahu sërish në gjykatë për shkak të akuzave për korrupsion

Gjykata Qendrore e Izraelit rinisi sot gjyqin ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu me akuzat për korrupsion.

Gjykata do të dëgjojë dëshmitarët në tre raste, ku Netanyahu përballet me akuza për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të besimit.

Dhjetëra mbështetës të Netanyahut u mblodhën përpara gjykatës ndërsa fillonte seanca.

Seanca e parë gjyqësore e Netanyahut u mbajt më 24 maj 2020 dhe më pas rifilloi më 8 shkurt të këtij viti.

Sipas të përditshmes izraelite “The Jerusalem Post”, prokurorja Liat Ben Ari tha në deklaratën e saj hapëse gjatë seancës se Netanyahu “abuzoi me pushtetin e tij për të dhënë përfitime të paligjshme në koordinim me mediat qendrore për interesat e tij personale”.

Ligji izraelit nuk kërkon që Netanyahu të heqë dorë nga posti i tij nëse nuk shpallet fajtor nga Gjykata e Lartë e Izraelit, një proces që mund të zgjasë me muaj.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *