Izrael, numri i rasteve me COVID-19 i tejkalon 900 mijë

NĂ« Izrael rritet nĂ« 902.148 numri  i rasteve tĂ« koronavirusit tĂ« ri (COVID-19).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit 3.371 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa 7 të sëmurë kanë humbur jetën.

Në këtë mënyrë numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi në vend ka arritur në 6.542, ndërsa shifra gjithsej e rasteve në 902.148.

Në vend numri i rasteve aktive ka tejkaluar 31 mijë, ndërsa i atyre në situatë të rëndë është 360.

Izraeli në muajt e kaluar falë vaksinimit arriti të vendosë nën kontroll pandeminë, ndërsa më 19 prill hoqi detyrimin për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe më 15 qershor në ambiente të hapura.

Për shkak të rritjes së rasteve, më 25 qershor Izraeli vendosi sërish mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente të mbyllura.

Administrata e Tel Avivit, për shkak të rritjes së rasteve rivendosi sërish në zbatim disa prej kufizimeve të COVID-19.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *