Izrael, rritet numri i të prekurve me COVID-19, shqyrtohet mbyllja e re

Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Izrael, rastet ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) vazhdojnë të rriten.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 3.421 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, të cilat e kanë rritur numrin e përgjithshëm në 887.513.

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur si rezultat i infeksionit, 6.503 që nga fillimi i pandemisë.

Janë regjistruar 25.463 raste aktive, ndërsa 241 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të rritjes së rasteve ditore, po shqyrtohet edhe mbyllje e re në Izrael.

Sipas raporteve të mediave lokale, në seancën e djeshme të qeverisë për COVID-19, ka pasur dallime mendimesh për mbylljen e re.

Ndërsa disa ekspertë sugjeruan mbylljen muajin tjetër, të tjerët e kundërshtuan propozimin, duke argumentuar se vaksina është metoda më efektive për të luftuar virusin, jo mbyllja.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *