Izraeli afër rotacionit, ultranacionalisti Bennet i hapur për koalicion qeverisës: Netanyahu çoi vendin drejt vetëvrasjes

IZRAEL

Izraeli është shumë afër rotacionit dhe deri të mërkurën do të mësohe se çfarë do të ndodhë me fatin e qeverisë së re.

Ultranacionalisti Naftali Bennett i partisë Yamina ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për partinë Yesh Atid të Yair Lapid.

Ai kërkon që të ketë një qeveri uniteti ose të shkohet në zgjedhje.

Gjithashtu ai akuzon kryeministrin aktual Benjamin Netanyahun se e çoi Izraelin drejt vetëvrasjes.

Gjithçka tani është në dorë të Yair Lapid i cili ka kohë deri të mërkurën të vendosë. Në rast se Lapid pranon koalicion qeverisës me Bennett atëhere përfundon ‘epoka’ 12 vjeçare e Benjamin Netanyahut, kryeministrit më jetëgjatë të Izraelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *