“Izraeli arreston të afërmit e të burgosurve të arratisur palestinezë”

Forcat izraelite arrestuan të afërmit e gjashtë të burgosurve palestinezë, të cilët u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në Izraelin verior, bëri të ditur sot një OJQ palestineze.

Forcat ushtarake mblodhën katër të afërm të të burgosurve të arratisur në qytetet Arraba dhe Ya’bad në veri të Bregut Perëndimor, tha Shoqata Palestineze e të Burgosurve në një deklaratë.

Forcat izraelite gjithashtu filluan kërkimet shtëpi më shtëpi në qytetet Arraba, Ya’bad, Bir al-Basha dhe Deir Abu Da’if në Bregun Perëndimor, sipas banorëve vendas.

Të hënën, gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa në Izraelin verior.

Derisa u përshëndet nga fraksionet palestineze si një “fitore e madhe”, arratisja nga burgu u konsiderua në Izrael si dështim i papranueshëm i sigurisë dhe inteligjencës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *