Izraeli arrin imunitetin e tufës

22:50 19/04/2021

80% e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat

Izraeli arrin të krijojë imunitetin e tufës falë vaksinimit masiv. Mbi 80% e popullsisë mbi 16 vjeç tashmë i ka marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech dhe efektet pozitive duken qartë edhe tek rënia drastike e infektimeve ditore dhe e numrit të të shtruarve në spitale.

Shifrat e 24-orëshit të fundit tregojnë 164 infektime të reja dhe 4 viktima. Ky nivel kaq i ulët shifrash ditore nuk ishte arritur prej Qershorit të vitit të kaluar. Treguesit tepër pozitivë i krijuan mundësinë qeverisë të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm drejt rikthimit në normalitetin e para pandemisë.

Nga e diela, maska në ambiente të jashtme nuk është e detyrueshme. Qytetarët e Tel Avivit mesa duket mezi e kanë pritur këtë moment dhe siç duket edhe nga pamjet, të gjithë i kanë hequr maskat.

KafenetĂ«, dyqanet e qendrat tregtare u hapĂ«n qĂ« nĂ« fund tĂ« Marsit. MegjithatĂ«, ekspertĂ«t i druhen variantit afrikano-jugor tĂ« koronavirusit. Studimet kanĂ« treguar se me lehtĂ«simin e masave anti-COVID, ky variant mund tĂ« zgjerojĂ« pĂ«rhapjen pasi kapĂ«rcen mbrojtjen e krijuar nga vaksina Pfizer. Aktualisht tĂ« infektuarit me kĂ«tĂ« variant nĂ« Izrael nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ« se 1% tĂ« rasteve. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *