Izraeli bombardon jugun, vret dhjetëra palestinezë

izraeli bombardon jugun vret dhjetera palestineze
izraeli bombardon jugun vret dhjetera palestineze

[embedded content][embedded content]

17:23 10/01/2024

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken takohet me Mahmud Abbas ndërsa mbështet hapat e krijimit të një shteti palestinez

Izraeli intensifikon bombardimet dhe inkursionin tokësor në Gazën qendrore dhe jugore me dhjetëra të vrarë, duke përfshirë 15 nga një familje në qytetin Rafah, një zonë e shpallur e sigurt nga Izraeli.

Në 24 orët e fundit, 147 palestinezë janë vrarë dhe 243 kanë mbetur të plagosur. Rreth 8,000 janë të zhdukur nën rrënoja dhe supozohet të jenë të vdekur. Qindra njerëz janë vrarë ditët e fundit në sulmet e vazhdueshme në të gjithë territorin, duke përfshirë në zonat e jugut ku njerëzve u është thënë të kërkojnë strehim.

Që nga fillimi i luftës, ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 23,200 palestinezë, afërsisht 1% e popullsisë së territorit. Rreth dy të tretat e të vdekurve janë gra dhe fëmijë, ndërsa numri i të vdekurve nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.

Ndërkaq Kryediplomati amerikan Antony Blinken i tha presidentit palestinez Mahmud Abbas gjatë një takimi se Uashingtoni mbështet hapat drejt krijimit të një shteti palestinez. Blinken përsëriti qëndrimin e kahershëm të Uashingtonit se një shtet palestinez duhet të qëndrojë përkrah Izraelit, për të jetuar në paqe dhe siguri.

Vizita erdhi një ditë pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës mbi luftën e Izraelit me Hamasin, tensionet rajonale dhe të ardhmen e konfliktit izraelito-palestinez.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts