Izraeli bombardon një qendër shëndetësore në Gaza

Izraeli goditi një qendër shëndetësore në Rripin e Gazës me dy raketa, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Shëndetësisë në Gaza dënoi sulmet e qëllimshme të Izraelit ndaj institucioneve shëndetësore.

Siç thuhet, Izraeli së fundmi goditi Qendrën Shëndetësore të Dëshmorëve në Derj me dy raketa dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesë, ndërsa institucioni u bë i paoperueshëm.

Deklarata gjithashtu bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë urgjentisht në këtë çështje dhe të mbrojë institucionet shëndetësore dhe personelin, ndërsa kërkoi që Izraeli të gjykohej për sulmet e lartpërmendura ndaj popullit palestinez, institucioneve civile dhe qendrave shëndetësore.

Pamja po përkeqësohet në Rripin e Gazës, të cilën Izraeli e ka sulmuar nga ajri dhe toka që nga 10 maji.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, 181 njerëz, përfshirë 52 fëmijë dhe 31 gra, kanë humbur jetën, 1225 njerëz janë plagosur, kurse dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ose janë bërë të papërdorshme/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *