Izraeli dhe EBA-ja nënshkruajnë marrëveshje tatimore

Izraeli sot njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje të përbashkët taksimi me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) si pjesë e përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe tregtar.

“Kam nënshkruar një marrëveshje tatimore me Obaid Humaid al-Tayer, ministrin e Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe”, shkroi në Twitter ministri izraelit i Financave, Izrael Katz.

Ai e përshkroi marrëveshjen si historike “që do të përmirësojë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve”.

Marrëveshja e taksave u nënshkrua gjatë një takimi online midis dy ministrave siç tregohet nga një fotografi të lëshuar nga Katz në llogarinë e tij në Twitter.

Në tetor, Izraeli dhe EBA-ja arritën marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë së bashku me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dypalëshe për të inkurajuar investimet midis dy vendeve.

Nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet e Emirateve mbi këtë zhvillim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *