Izraeli do të hapet për turistët e pavaksinuar nga marsi

Izraeli njoftoi të dielën se duke filluar nga 1 marsi do të hapë kufijtë për të gjithë turistët, përfshirë të pavaksinuarit.

Të gjithë turistëve do t’u kërkohet t’i nënshtrohen dy testeve PCR, një para nisjes dhe tjetri pas uljes, thanë në një deklaratë të përbashkët Kryeministri Naftali Bennett dhe Ministri i Shëndetësisë Nitzan Horowitz.

Për shtetasit izraelitë, kërkesa për të bërë një test antigjeni përpara se të hipnin në aeroplan u anulua. Në vend të kësaj, vetëm një test PCR pas mbërritjes do të jetë i detyrueshëm.

Izraelitët e pavaksinuar nuk do të kenë nevojë për karantinë nëse kanë një rezultat negativ të një testi PCR në aeroport.

“Ne po shohim një rënie të vazhdueshme në të dhënat e sëmundshmërisë,” tha Bennett në deklaratë.

“Për momentin, situata në Izrael është e mirë,” vuri në dukje ai, duke shtuar se kjo ishte “rezultat i menaxhimit korrekt dhe dinamik”.

Aktualisht në vend lejohen vetëm turistët e vaksinuar.

Izraeli kufizoi hyrjen e vizitorëve të huaj në mars 2020 dhe më vonë lehtësoi kufizimet. Ndërsa rastet e variantit shumë infektiv Omicron u zbuluan në fund të vitit 2021.  Vendi praktikisht mbylli fluturimet për turistët e huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.