Izraeli do të qeverisë Gazën pas pushtimit? Sqarohet deklarata plot polemika e Netanyahut

Një anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit ka kërkuar të sqarojë komentet e bëra mbrëmë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për të ardhmen e Gazës pas konfliktit aktual.

Ron Dermer, Ministri i Çështjeve Strategjike, i tha BBC-së se kur Netanyahu tha se Izraeli do të merrte “përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë” për Gazën, donte të thoshte se do të siguronte që enklava të mbetej një zonë e çmilitarizuar dhe se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF ) do të kryente operacione sigurie atje për të luftuar atë që ai e quajti kërcënim të ri terrorist.

Por ai tha se Izraeli nuk do ta ripushtonte apo qeveriste zonën. Më herët, Shtetet e Bashkuara thanë se kundërshtonin një “riokupim” të Gazës nga Izraeli dhe se territori duhet të mbetet tokë palestineze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts