Izraeli hyn në veri të Gazës

izraeli hyn ne veri te gazes

21:30 28/10/2023

OKB rezolutë për armëpushimin, Shqipëria abstenon, SHBA kundër

Izraeli ka zgjeruar operacionin nga toka, ajri dhe deti, duke deklaruar se ka hyrë në veri të Gazës.

“E kaluam një fazë të luftës. Gjatë natës, toka në Gaza u drodh. Ne sulmuam mbi tokë dhe nën tokë. Ne sulmuam operativët e terrorizmit të të gjitha rangjeve, kudo. Udhëzimet për forcat janë të qarta: operacioni do të vazhdojë deri në një urdhër të ri”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes.

Tunelet e Hamasit janë një objektivi kyç i fushatës së Izraelit për të shtypur grupin që kontrollin këtë territor, pas inkursionit vdekjeprurës të Hamasit në jug të Izraelit tri javë më parë.

Ushtria izraelite bëri thirrje palestinezëve të lënë jugun e Gazës dhe t’i drejtohen veriut, pasi kjo është hapërisa e vetme rrezikon t’i mbyllet.

Që nga nisja e konfliktit më 7 Tetor, autoritetet palestineze shprehen se janë regjistruar mbi 7700 viktima. Bombardime ndërprenë linjat e komunikimit në Gazën e rrethuar, duke bërë që 2.3 milionë persona të mbesin pa kontakt me botën jashtë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me nismën e Jordansë dhe Ligës Arabe miratoi nje rezolutë ku kërkohet armëpushim i menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit.

Rezoluta që nuk është e detyrueshme për tu zbatuar bën thirrje që të hapen menjëherë korridoret humanitare dhe të mbrohet me çdo kusht jeta e civilëve në territoret e Rripit të Gazës.  

Thirrje bëhet edhe për lirimin e civilëve që mbahen peng nga Hamasi. Rezoluta u miratua me 120 vota pro, 14 kunër dhe 45 abstenime. Mes abstenuesve ishte edhe Shqipëria, ndërsa kundër saj ishte Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan




izraeli hyn ne veri te gazes

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts