Izraeli kap dy palestinezët e fundit që u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë dy javë më parë

Ushtarët izraelitë kanë kapur dy të burgosurit e fundit palestinezë, nga gjashtë që kanë ikur nga një burg i sigurisë së lartë dy javë më parë, ka thënë ushtria izraelite më 19 shtator.

Dy burrat janë arrestuar nga forcat speciale gjatë një bastisjeje në Jenin, në veri të Bregut Perëndimor, është thënë në deklaratën e ushtrisë.

“Bashkë me dy terroristët, dy bashkëpunëtorë që u kanë ndihmuar terroristëve janë kapur po ashtu”, është thënë në deklaratë, duke shtuar se të katër personat janë transferuar për marrje në pyetje.

Gjashtë të burgosurit, të cilët janë në mbajtje për sulmet kundër shtetit hebre, kanë ikur nga burgu Gilboa më 6 shtator, pasi kanë gërmuar një tunel nën qelinë e tyre dhe kanë dalë jashtë.

Javën e kaluar, katër persona tjerë që kanë ikur, janë zënë në një kërkim masiv, që ka përfshirë dronë, pika kontrolli nëpër rrugë dhe mision ushtarak në Jenin, ku janë rritur shumica e burrave.

Të gjashtë personat kanë qenë anëtarë të grupeve militante palestineze, duke përfshirë Xhihadin Islamik dhe krahun e armatosur në Lëvizjes Fatah, të presidentit palestinez, Mahmuh Abbas.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *