Izraeli merr kontrollin e bastionit të Hamasit

13:02 09/11/2023

Komisioneri i OKB akuzon të dyja palët për krime lufte

Izraeli merr nën kontroll të plotë të parin territor në Rripin e Gazës. Është fjala për lagjen Xhabalja që ndodhet në veri të qytetit të Gazës, e konsideruar si bastion i Hamasit. Në këtë lagje ndodhej një prej kampeve më të mëdhenj të refugjatëve në Rripin e Gazës që u shkatërrua në fillim të këtij muaji nga një sulm i ushtrisë izraelite. Autoritetet izraelite thanë se beteja kishte zgjatur për 10 orë dhe tashmë e kishte spastruar këtë territor nga militantët e Hamasit.

Bombardimet izraelite vijuan nga ajri edhe në jug të Rripit të Gazës, në qytetin Khan Junus. Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut Folker Turk gjatë një vizite në pikën kufitare të Rafahut në anën egjiptiane akuzoi si Izraelin ashtu edhe Hamasin se po kryejnë krime lufte. Krim lufte sipas tij është “dënimi kolektiv që Izraeli po u bën civilëve në Gaza” dhe evakuimi me dhunë i tyre, por edhe mbajtja për një kohë të gjatë e pengjeve nga Hamasi.

Në më shumë se një muaj luftime, në mbi 10 500 palestinezë kanë humbur jetën, gati gjysma e të cilëve fëmijë. 50 mijë palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Gaza. Ndërsa mes izraelitëve kanë humbur jetën 1500 persona.

Tv Klan


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts