Izraeli mosmarrëveshje me SHBA për Gazën, Netanyahu bllokon planin për vendosjen e Autoritetit Palestinez pas luftës

Izraeli mosmarrëveshje me SHBA për Gazën, Netanyahu bllokon planin për vendosjen e Autoritetit Palestinez pas luftës
izraeli mosmarreveshje me shba per gazen netanyahu bllokon planin per vendosjen e autoritetit palestinez pas luftes

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të bllokonte planin e administratës së Bidenit për të vendosur Autoritetin Palestinez në krye të Gazës pas përfundimit të luftës.

“Pas sakrificës së madhe të civilëve tanë dhe ushtarëve tanë, unë nuk do të lejoj hyrjen në Gaza të atyre që edukojnë terrorizmin, mbështesin terrorizmin dhe financojnë terrorizmin”, tha Netanyahu, duke iu referuar Autoritetit Palestinez, i cili aktualisht kontrollon një pjesë të Bregut Perëndimor.

“Nuk do ta lejoj Izraelin të përsërisë gabimin e Oslos”, shtoi ai, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1993 që themeloi Autoritetin Palestinez dhe të cilën Netanyahu e ka kritikuar prej kohësh.

Komentet e tij nënvizuan ndarjen e mprehtë midis Netanyahut dhe Shtëpisë së Bardhë lidhur me planet e pasluftës dhe ngriti pikëpyetje në lidhje me zbatueshmërinë e planit të SHBA-së që Autoriteti Palestinez të merrte kontrollin në Gaza nga Hamasi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts