Izraeli në luftë me Hamasin në 22 fronte

izraeli ne lufte me hamasin ne 22 fronte

[embedded content][embedded content]

22:13 07/10/2023

Mbi 400 viktima e mijëra të plagosur nga dyluftimet

Ushtria izraelite dhe militantët e Hamasit vijojnë luftimet nga ajri dhe nga toka në 22 fronte. Deri me tani janë regjistruar mbi 400 viktima dhe mijëra të plagosur nga të dyja palët.

Ishin militantët e Hamasit që lëshuan mijëra raketa në drejtim të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe mësynë nga shumë drejtime duke kryer masakër mbi civilët dhe ushtarakët, duke regjistruar të paktën 250 viktima.

Qeveria e Izraelit tha se Hamasi filloi luftën, angazhoi ushtrinë dhe mblodhi rezervistët duke paralajmëruar një kundërofensivë të pashembullt, pasi sipas tyre, Hamasi hapi “portat e Ferrit”. 

Hakmarrja ndaj Hamasit nuk vonoi. Një breshëri raketash goditën pozicionet e dyshuara të Hamasit në Gaza duke lënë pas të paktën 232 viktima dhe mijëra të plagosur.

izraeli ne lufte me hamasin ne 22 fronte

Në këto pamje shihet edhe shembja e “Kullës së Palestinës”, në të cilën ende nuk dihet nëse kishte qytetarë para se të sulmohej apo ishte braktisur.

Grupi Hamas tha se e ka ndërmarrë sulmin pas përdhosjes së xhamisë Al-Aksa dhe rritjes së dhunës së pushtuesve ndaj civilëve të pambrojtur palestinezë. Ata kanë kapur dhjetëra robër, civilë dhe ushtarakë të lartë izraelitë. Përmes pengjeve të kapur synojnë të lirojnë gjithë palestinezët e burgosur në Izrael.

Ndërsa kryeministri Netanjahu u ka bërë thirrje militantëve të mbrojnë jetën e pengjeve dhe se do të arrijnë në çdo vend që fshihen për t’i liruar. Kreu i qeverisë ka ftuar opozitën të krijojnë një qeveri emergjente për të menaxhuar krizën.

Klan News


izraeli ne lufte me hamasin ne 22 fronte

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts