Izraeli në presion për të shtyrë inkursionin në Gaza

izraeli ne presion per te shtyre inkursionin ne gaza
[embedded content][embedded content]

20:21 22/10/2023

Tanku izraelit qëllon aksidentalisht një autobot karburanti që po hynte në Gaza

Shpërndarja e ndihmave humanitare që hyjnë nga vendkalimi kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës u ndërpre përkohësisht të Dielën pasdite pas një shpërthimi që ndodhi në zonë. Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi një autokolonë e dytë kamionësh me ndihma. Ushtria izraelite tha se një nga tanket e saj qëlloi aksidentalisht dhe goditi pikën egjiptiane pranë kufirit me Gazën Kerem Shalom.

Këtu është një vend tranziti mallrash në Gazën Jugore që aktualisht është i mbyllur. Ndodhet pranë kryqëzimit të Egjiptit, Gazës dhe Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit shprehën “keqardhje” pas incidentit.

Kolonë e dytë e kamionëve me ndihma hyri në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah të Dielën duke u nisur drejt Rripit të Gazës, sipas burimeve egjiptiane të sigurisë. Gjithsej 19 kamionë me furnizime mjekësore dhe ushqimore janë inspektuar nga UNRËA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore në Gaza dhe ka paralajmëruar palestinezët që janë ende në veri të territorit që të largohen drejt jugut. Të Dielën mediat publikuan pamje nga një spital në qendër të Gazës ku duken kufomat e viktimave, përfshirë të paktën 12 fëmijë. Nuk është e qartë se kur dhe ku kanë vdekur.

Ndërkohë herët mëngjesin e së Dielës Izraeli goditi një kompleks brenda xhamisë al-Ansar në kampin e refugjatëve Jenin, të Bregun Perëndimor, për të cilin tha se i përkiste operativëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez. Ky është sulmi i dytë i aviacionit izraelit në Bregun Perëndimor, ku dhuna është rritur pas sulmit të 7 Tetorit në Izrael.

“Shumica e njerëzve ishin në gjumë kur pamë një dritë dhe dëgjuam një shpërthim të fortë. Nxituam dhe pamë njerëz të vrarë dhe të plagosur që i dërguam në spital.”

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se gjithsej pesë palestinezë u vranë në Bregun e pushtuar Perëndimor. Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në të paktën 4,385, ndërsa të lënduarit janë më shumë se 13,500, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi. Nga ana izraelite, viktimat mbetën në 1,400, por të lënduarit u rritën në pothuajse 5,000, tha OKB-ja.

Avionët luftarakë izraelitë goditën dy aeroporte në Siri gjatë natës me qëllim për të penguar furnizimin me armë nga Iranit të militantëve libanezë të grupit Hezbollah. Izraeli ka shkëmbyer zjarr me Hezbollahun pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha trupave në Izraelin verior se nëse Hezbollahu nis një luftë kundër Izraelit, “ai do të bëjë gabimin e jetës së tij.” Presioni ndërkombëtar është rritur dhe aleatët i kërkojnë Netanyhut që të shtyjë inkursionin tokësor në Gaza.

Izraeli ka konfirmuar se 212 persona mbahen peng në Gaza.

Ky i ri izraelit druan për fatin e partneres së tij për të cilën beson se është marrë peng nga Hamasi më 7 Tetor. Inbar Haiman ishte në festivalin muzikor Nova i cili u sulmua nga luftëtarët e Hamasit.

Tani i dashuri i saj Noam Alon thotë se nuk ka pasur asnjë lajm për partneren përveç një videoje që familja e Haiman thotë se vjen nga kanalet e telegramit të Hamasit.

Klan News




izraeli ne presion per te shtyre inkursionin ne gaza

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts