Izraeli nis evakuimet pranë Libanit përpara ofensivës

izraeli nis evakuimet prane libanit perpara ofensives
[embedded content][embedded content]

13:58 20/10/2023

Kriza humanitare që ka kapluar Gazën tani po thellohet me rreth një million njerëz të zhvendosur

Izraeli bombardoi sërish Rripin e Gazës mëngjesin e së premtes, duke goditur zonat në jug ku palestinezëve u ishte thënë të kërkonin siguri.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha, duke lënë një numër të madh njerëzish të plagosur.

“Ishim ulur dhe qeshnim, kur shkuam të flinim, dëgjuam raketa mbi ne. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte, erdhën fqinjët, na nxorrën jashtë dhe u strehuam nga sulmet ajrore. U zgjuam dhe pamë shkatërrim. Nuk ka siguri në këtë zonë.”

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant urdhëroi trupat tokësore të përgatiteshin duke lënë të kuptohet për një ofensivë tokësore të pritshme që synon të shtyp sundimtarët militantë të Hamasit të Gazës.

Izraeli ka evakuuar komunitetet e veta pranë Gazës dhe Libanit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi planet e evakuimit për Kiryat Shmona, një qytet me më shumë se 20,000 banorë pranë kufirit libanez.

Ushtria izraelite në vetëm 24 orët e fundit ka goditur më shumë se 100 objektiva në të gjithë Gazën të lidhur me Hamasin, duke përfshirë tunele dhe depo armësh.

Ndërkaq edhe një kishë ortodokse greke në Gaza, ku shumë njerëz kishin kërkuar strehim u shkatërrua. Hamasi akuzoi ushtrinë izraelite per kete sulm. Patriarkana Ortodokse Greke e Jeruzalemit deklaroi se shënjestrimi i kishës përbën një krim lufte.

Ndërkohë, kriza humanitare që ka kapluar Gazën po thellohet, me rreth një milion njerëz të zhvendosur në mes të bombardimeve të vazhdueshme izraelite. Sipas agjencive të ndihmës banorët e Gazës kanë nevojë urgjente për ujë.

Brenda Gazës, palestinezë të zhvendosur, dynden në tregun e KhanYounis për të blerë atë që është ende në dispozicion, ndërsa situata e tmerrshme humanitare përkeqësohet çdo ditë. Në mungesë të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë, ushqim, karburant dhe barna, mallrat në treg po shterohen me shpejtësi.

“Nëse shikon se çfarë ka mbetur, është vetëm një sasi e vogël mallrash, e cila mjafton vetëm për një numër të vogël fëmijësh, sepse ka disa mallra që kërkojnë gatim dhe nuk mund t’i shiten popullit, pasi nuk ka ujë të pijshëm, as mjete gatimi të disponueshme, gaz ose energji elektrike. Ne jetojmë në një shkatërrim total.”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka deklaruar sërish se Lindja e Mesme është në “buzë të një humnerë”, dhe bota tani po humbet njerëzimin e saj. Marrëveshja për dërgimin e ndihmave përmes Rafah ende nuk po zbatohet. Më shumë se 200 kamionë dhe rreth 3,000 ton ndihma u pozicionuan afër Rafah, por puna nuk ka filluar ende për riparimin e një rruge në anën e Gazës, e cila u dëmtua nga sulmet ajrore.

Situata mbetet e rënduar edhe në Bregun Perëndimor. Izraeli ka shtuar bastisjet në qytete që nga sulmi i Hamasit. 13 persona, përfshirë pesë fëmijë, u vranë pasi forcat izraelite sulmuan dhe kryen një sulm ajror në kampin e refugjatëve Nur Shams.

Klan News




izraeli nis evakuimet prane libanit perpara ofensives

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts