Izraeli nuk harron Gazën, ushtria do të thërrasë dy divizione rezervë, shkak “misionet operacionale”

izraeli nuk harron gazen ushtria do te therrase dy divizione rezerve shkak misionet operacionale
izraeli nuk harron gazen ushtria do te therrase dy divizione rezerve shkak misionet operacionale

Edhe pse mbrëmjen e djeshme u përballi me qindra raketa dhe dronë të nisura nga Irani, duket se Izraeli nuk ka lënë në harresë konfliktin me Hamasin dhe sulmet në Gaza.

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka thirrur dy divizione rezervë për “misione operacionale në Rripin e Gazës”.

“Në përputhje me vlerësimin e situatës, IDF do të rekrutojë në ditët në vijim rreth dy brigada rezervë për misionet operacionale në Rripin e Gazës. Rekrutimi i tyre do të lejojë vazhdimin e përpjekjeve dhe gatishmërisë për të mbrojtur shtetin e Izraelit dhe për të ruajtur sigurinë e banorëve”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në një deklaratë.

Ri-regjistrimi i trupave vjen një javë pasi Izraeli reduktoi në mënyrë dramatike numrin e ushtarëve që kishte në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts