Izraeli pengon hyrjen e karburantit për termocentralin në Gaza

Izraeli nuk ka lejuar që karburantet që do të përdoreshin në termocentralin në Rripin e Gazës të hyjnë përmes Portës Kufitare Kerm Abu Salim.

Rami Abu Elreish, drejtori i Përgjithshëm i Tregtisë dhe Portave Kufitare nën Ministrinë e Ekonomisë në Gaza, tha për AA se “forcat okupuese penguan 25 tankerë me karburant për termocentralin në Gaza të hynin në rajon”.

Abu Elreish tha se nuk është dhënë asnjë justifikim për pengimin e hyrjes së karburantit dhe asnjë datë për kohëzgjatjen e bllokimit.

Më parë, Tel Avivi ndaloi hyrjen e karburantit të financuar nga Katari në rajon për shkak të sulmeve që nisi në Gaza më 10 maj. Pas 49 ditësh, më 28 qershor, ai lejoi që karburantet të hynin përsëri.

Izraeli ka bllokuar Rripin e Gazës nga toka, ajri dhe deti që nga viti 2006.

Që nga ajo kohë, Gaza është përballur me vështirësi të mëdha në furnizimin me energji. Rajoni ka nevojë për 600 megavatë energji elektrike, nga të cilat vetëm 210 megavatë janë në dispozicion.

Ndërprerjet ditore të energjisë në rajon shkojnë midis 18 dhe 20 orë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *