Izraeli pezullon marrëveshjen me EBA-në për të transportuar naftë në Evropë

Ministria izraelite e Mbrojtjes së Mjedisit ka vendosur të ngrijë zbatimin e marrëveshjes së arritur mbi transferimin e naftës nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) përmes Izraelit në Evropë deri në takimin e ardhshëm të qeverisë.

Sipas lajmit të gazetës izraelite Yediot Ahronot, njoftohet se ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit, Tamar Zandberg, dha urdhrin për të ndaluar marrëveshjen që parashikon transferimin e naftës së Gjirit në Izrael.

Në lajm thuhet se Zandberg hodhi poshtë raportet e vlerësimit të rrezikut të kryera nga administrata e projektit të iniciuara sipas marrëveshjes në fjalë dhe pezulloi projektin deri në takimin e ardhshëm të qeverisë në lidhje me vazhdimin e planit.

Asnjë deklaratë nuk u bë nga EBA-ja në lidhje me çështjen në fjalë.

Marrëveshja e arritur midis EBA-së dhe Izraelit çoi në reagimin e organizatave joqeveritare që mbrojnë mjedisin në Izrael.

Më 20 tetor 2020, Kompania izraelite e Gazsjellësve Azi-Evropë (EAPC) nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Land Bridge MED-RED për transportin e naftës së EBA-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në Abu Dhabi midis EAPC dhe kompanisë MED-RED Land Bridge, e cila u krijua bashkërisht nga biznesmenët nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të pranishëm ishin sekretari i atëhershëm i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, dhe ministri i Financave i EBA-së, Obaid Al-Tayer.

Marrëveshja kishte për qëllim transportimin e naftës së EBA-së në Mesdhe përmes tubacionit Eilat-Ascalan (Ashkelon) në jug të Izraelit, dhe prej aty në Evropë.

Më tej thuhet se nafta e EBA-së ishte planifikuar të dërgohej në qytetin Eilat në Detin e Kuq, me anije ose me një tubacion që do të kalonte nëpër tokën e Arabisë Saudite.

Me këtë, siç njoftohej, nafta e EBA-së do të transferohej në tregun evropian në një kohë më të shkurtër dhe me kosto më të ulët.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *