Izraeli po planifikon të vaksinojë adoleshentët

17:50 02/04/2021

Kompania Pfizer bëri të ditur se është 100% efektive tek grupmosha 12-15 vjeç

Pas studimit që bëri kompania Pfizer/Biontech se është 100% efektive për grupmoshën 12-15 vjeç, Izraeli po planifikon që të vaksinojë adoleshentët.

Izraeli mban vendin e parë në të gjithë botën që ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullësisë të cilët aktualisht kanë marrë të dyja dozat. Shkalla e infektimit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, dhe ekonomia e Izraelit është rihapur kryesisht.

Në pak muaj, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, sistemi i shëndetit publik të Izraelit pritet të fillojë vaksinimin e rreth 600,000 të rinjve nga mosha 12 deri në 15 vjeç.

Sipas mediave ndërkombëtare sfida më e madhe do të jetë bindja e prindërve për rëndësinë e vaksinimit të të rinjve edhe pse ata nuk janë në kategorinë e të rrezikuarve nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë pret konfirmimin e Administratës Amerikane të Barnave për sigurinë e vaksinës dhe më pas ato do t’u ofrohen fëmijëve. Netanyahu bëri të ditur se Izraeli po kërkon të blejë 36 milionë doza të tjera të vaksinave Covid-19.

Vaksina e BioNTech/Pfizer ishte e para që u miratua për përdorim në Perëndim. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë miratuar përdorimin e saj për njerëzit e moshës 16 vjeç e lartë.

Miliona persona janë imunizuar me këtë vaksinë në më shumë se 65 vende të botës. BioNTech deklaroi se po vazhdon me planet për të prodhuar këtë vit 2.5 miliardë doza të vaksinës.

Ndërkaq kompania konfirmoi se kjo vaksinë ofron 91% efektivitet edhe ndaj variantit të Afrikës së Jugut i cili deri më tani është më dominuesi në shumë shtete.

Klan News

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *