Izraeli pranon pauzat 4-orëshe në Gaza

izraeli pranon pauzat 4 oreshe ne gaza
izraeli pranon pauzat 4 oreshe ne gaza
[embedded content][embedded content]

15:00 10/11/2023

Spitali “Al Shifa” u bombardua sërish ku humbën jetën dhjetëra persona

Sulmet izraelite sërish synuan disa spitale në Gaza mëngjesin e së premtes, ndërsa ushtria vijon inkursionin tokësor në betejën e saj me militantët e Hamasit. Izraeli ka akuzuar luftëtarët e Hamasit se fshihen në spitale dhe përdorin kompleksin e spitalit Shifa si qendrën e tij kryesore komanduese, gjë që grupi militant dhe stafi i spitalit e mohojnë, duke thënë se Izraeli po krijon një pretekst për ta goditur atë.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë dhjetëra të vdekur dhe të plagosur duke përfshirë edhe fëmijë në spitalin “Al Shifa” më të madh në Gaza. Mijëra njerëz janë strehuar në spitalin “Al Shifa”, duke shpresuar se do të jetë më i sigurt se shtëpitë e tyre apo strehimoret e Kombeve të Bashkuara në veri, disa prej të cilave janë goditur në mënyrë të përsëritur. Ndërkaq edhe një tjetër spital indonezian në Gaza pësoi disa dëmtime pas një sulmi me raketë, ndërsa mjekët kanë deklaruar se mund të ndalojë së funksionuari pasi pothuajse i ka mbaruar karburanti.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Izraeli ka pranuar planin për pauza ditore në luftimet në Gaza por sipas tij duhet bërë më shumë. Ai tha se masa do të ndihmonte njerëzit që të kenë akses më të madh në ndihmën humanitare.

Ka hapa të tjerë që kemi diskutuar me Izraelin. Nuk do t’i detajoj, thjesht mund të them se mund dhe duhet bërë më shumë për të minimizuar dëmin ndaj civilëve palestinezë“, u shpreh Blinken.

Ushtria izraelite ka thënë se do të ketë pauza për lejuar ndihmën humanitare për civilët e Gazës, por jo armëpushim, ndërsa luftimet vijojnë në të gjithë Rripin e Gazës. Pauzat ushtarake 4-orëshe, të cilat SHBA thotë se Izraeli do të fillojë t’i zbatojë në zonat e Gazës veriore, nuk ende një kohë specifike se kur mund të vendosen në zbatim.

Më shumë se 10,800 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 2650 persona të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe mund të jenë të bllokuar ose të vdekur nën rrënoja dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Turqia dërgoi një anije të ngarkuar me pajisje spitalore, ambulanca dhe gjeneratorë në Egjipt për palestinezët në Gaza. Anija që mbante 51 kontejnerë me furnizime mjekësore që pritet të mbërrijë në portin Al Arish të Egjiptit të shtunën. Ambulancat janë planifikuar të vendosen në Gaza ose në kufirin më të afërt midis Gazës dhe Egjiptit.

Eksodi i palestinezëve vijon të jetë në rritje kryesisht drejt vendeve të sigurta për të cilat banorët thonë se nuk ka askund. Bombardimet izraelite kanë shkaktuar dëme në më shumë se 50 për qind të banesave në të gjithë Gazën. Humbjet paraprake të vlerësuara në sektorin e strehimit dhe infrastrukturës kanë tejkaluar mbi 2 miliardë dollarë.

E tensionuar mbetet situata edhe në Bregun Perëndimor. Forcat izraelite forcuan sigurinë dhe ngritën barriera në rrugët e Jerusalemit Lindor përpara lutjeve të së premtes. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje urgjente që Izraeli duhet të marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur palestinezët në Bregun Perëndimor. Volker Turk tha se të paktën 176 palestinezë, duke përfshirë 43 fëmijë dhe një grua, janë vrarë nga bastisjet e forcave izraelite që nga fillimi i tetorit dhe mijëra janë arrestuar. Përkeqësimi i dhunës në Bregun Perëndimor ka nxitur shqetësimet se territori palestinez mund të bëhet një front i tretë në një luftë më të gjerë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts