16:04 05/11/2023
Trupat izraelite gjetën mbi 250 trupa të pajetë
Gati një muaj nga sulmi i befasishëm i Hamsit ndaj Izraelit i 7 Tetorit, Tel Avivi ka publikuar për herë të parë pamjet e pasojave të masakrës që ndodhi në festivalin rinor ku mbetën të vrarë afro 250 të rinj. Pamjet janë publikuar nga Ministria e Jashtme izraelit në rrjetet sociale dhe përbëjnë filmime të kamerave të trupit të ushtarëve izraelitë të sapombërritur në sheshin ku kishte ndodhur tragjedia.
Siç shihet edhe në këto pamje të rënda, trupat izraelite kishin mbërritur shumë vonë, pasi më e keqja kishte ndodhur dhe ata mundën vetëm të bënin bilancin e viktimave që dergjeshin në tokë. Në video dëgjohet një oficer i ushtrisë uzraelite teksa thërret në vazhdimësi nëse ka njërëz të gjallë, por më kot, ata që kishin mbetur në vendin e ngjarjes ishin vetëm viktimat.
Pamjet më të rënda vijnë nga vendi që gjatë festivalit shërbente për të ofruar pije, teksa siç edhe vërehet të rinjtë janë përpjekur më kot t’i shpëtojnë barbarisë së Hamasit. Që nga ky sulm nga të dyja palët janë vrarë mbi 11 mijë persona, gati 10 mijë prej tyre palestinezë.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al