Izraeli raporton për raketa të hedhura nga Gaza

15:01 01/01/2022

Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 Janarit.

Ushtria tha se nuk ka lëshuar sirena paralajmëruese dhe nuk janë ndërmarrë masa mbrojtëse.

Hamasi, grupi islamist palestinez që kontrollon Gazën, nuk ka komentuar për këtë incident të raportuar.

Vitin e kaluar, Hamasi vazhdimisht ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, gjatë konfliktit 11-ditor që rriti tensionet në Jerusalem. Por, që prej majit të vitit të kaluar është në fuqi një marrëveshje e armëpushimit.

Ushtria izraelite në një raport të publikuar muajin e kaluar tha se pesë raketa apo mortaja ishin hedhur nga Gaza, që prej se marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi.

Më 29 dhjetor 2021, nga të shtënat me armë në Gaza u lëndua një civil izraelit. Kjo shtyri që ushtria izraelite të kundërpërgjigje dhe si pasojë u plagosën tre palestinezë./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.