Izraeli shtyn dëbimin e familjeve palestineze në Kuds

Një gjykatë izraelite shtyu dëbimin e tre familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të pushtuar.

Avokati i familjeve Hosni Abu Hussein tha se Gjykata Supreme e Izraelit ndërsa dëgjoi një kërkesë për rishikimin e vendimit të Gjykatës Qendrore të Izraelit u ka kërkuar autoriteteve në fjalë që të shtyjnë dëbimin e tre familjeve deri në një urdhër tjetër.

Gjykata Qendrore e Izraelit kishte nxjerrë një vendim në fillim të këtij viti, që udhëzonte qeverinë të largojë familjet nga shtëpitë e tyre deri më 1 gusht.

Të hënën, Gjykata Qendrore Izraelite do të dëgjojë një apel shqyrtimi të veçantë të paraqitur nga katër familjet palestineze ku kundërshtohet vendimi i gjykatës për t’i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah.

Abu Hussein tha se gjykata do të dëgjojë palët e përfshira në rast, megjithëse ai nuk është i sigurt nëse një vendim do të nxirret në të njëjtën ditë apo jo.

Gjykata Qendrore e Izraelit në Kudsin Lindor lëshoi ​​një vendim në favor të kolonëve izraelitë të krahut të djathtë në janar 2021 për të dëbuar shtatë familje palestineze nga shtëpitë e tyre. Vendimi shkaktoi përplasje të ashpra mes palestinezëve dhe forcave izraelite në maj në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Disa vende i kishin kërkuar Izraelit të pezullojë planet e dëbimit dhe të de-përshkallëzojë tensionet.

Padia buron nga ngjarjet e vitit 1948, kur qindra mijëra palestinezë u dëbuan me forcë nga shtëpitë dhe tokat e tyre, një tragjedi që palestinezët e quajnë “Nakba” ose “Katastrofa”.

Në vitin 1956, 28 familje u vendosën në Sheikh Jarrah, duke shpresuar se kjo do të ishte hera e fundit që dëbohen me forcë.

Megjithatë, vendbanimet izraelite dhe shoqatat ekstreme hebraike pretendonin për pronësi të tokave në Sheikh Jarrah para vitit 1948, një pretendim që kundërshtohet ashpër dhe mohohet nga palestinezët.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *