“Izraeli, shumëfish i Serbisë, Palestina nënfish i Kosovës”, ish-kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë: S’justifikoj Hamasin, por…

izraeli shumefish i serbise palestina nenfish i kosoves ish kreu i lidhjes se hoxhallareve te shqiperise sjustifikoj hamasin por

Justinian Topulli, ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 komentoi situatën që po ndodh në Izrael, ku grupe të armatosura të Hamasit kanë nisur një sulm të armatosur.

Topulli bëri një krahësim, ku theksoi se Izraeli është shumëfish i Serbisë, dhe Palestina ose Gaza, nënfish i Kosovës. Mes të tjerash ai tha se ky është një konflikt fetar dhe politik, ndërsa shtoi se nuk donte të justifikonte Hamasin dhe veprimet e tij, por gjendja në Gaza është shumë e vështirë.

“Ne shpesh merremi me pjesë të pazëllit, të panoramës, e cila është më e gjerë. Hamasi është pasojë e një konflikti më të thellë. Jeta e qytetarëve është e shenjtë dhe do të duhet të ruhet. Është e paprecedentë, është një konflikt me rrënjë fetare dhe politike. Konflikti nisi që në shekullin e XX. Moszgjidhja e çështjes palestineze, është konflikt ndërfetar. Moszgjidhja e kësaj çështje do të prodhojë dhunë. Hamasi është produkt i kësaj dhune. Ta krahasojmë këtë çështje. Izraeli është shumëfish i Serbisë dhe Gaza apo Palestina është nënfish i Kosovës. Gaza jeton në 300 km katrorë, rreth 2 mln njerëz jetojnë aty në gjendje mjerane. S’dua të justifikoj se çfarë bën Hamasi por duhet të dimë se në çfarë gjendje jetojnë ata. Për një izraelit që vritet, ka 10 palestinezë të vrarë. Populli palestinez do të jetojë në paqe.

Është produkt i një situate mjerane, që shkojnë deri në këtë pikë ekstreme. Deklarata e Netanyahu ishte shumë e fortë se. Palestina ka thënë; nuk kërkojmë që Kosova të na njohë. Ata nuk janë shtet akoma. Nuk mund të justifikohet Palestina dhe situata e saj, që të shihet në syrin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Është krahasim i padrejtë. Kosova ka qenë e pushtuar, iu mor e drejta. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me ata. Krahasimi është i pavend.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts