Izraeli: Spitali i Gazës, bazë e Hamasit

[embedded content][embedded content]

12:14 20/11/2023

Tel Avivi publikon pamje të tjera të tuneleve

Këto pamje të publikuara nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari dëshmojnë sipas tij atë që Tel Avivi e pretendon prej kohësh, se në spitalin kryesor të Gazës “Al-Shifa” mbaheshin disa nga pengjet që Hamasi mori në ndërhyrjen e 7 Tetorit në jug të Izraelit.

Filmimet janë bërë nga kamerat e sigurisë së spitalit ditën e sulmit dhe kanë fiksuar momentet kur disa nga pengjet sillen të plagosur në spital.

Ndërsa në një video të re shfaqen ambientet e tunelit 55 metra të gjatë që Izraeli thotë se Hamasi kishte ngritur poshtë spitalit Al-Shifa. Ushtria arriti të hyjë duke gërmuar në oborrin e spitalit.

Përmes këtyre pamjeve, Izraeli mbështet pretendimet se Hamasi ka shfrytëzuar infrastrukturën civile për të fshehur aktivitetet e militantëve të tij.

Tel Avivi pretendon se Hamasi e ka shfrytëzuar spitalin në shkelje të rregullave ndërkombëtare, si qendër komandimi.

Vetë Hamasi pranon se ka ngritur një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësorë në gjithë Rripin e Gazës, por ka mohuar që ky sistem shtrihet nën spitalin Al-Shifa. Po ashtu ka refuzuar të pranojë edhe se ka strehuar pengje në spital.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts