Izraeli vendos në izolim 6 palestinezët që muajin e kaluar u arratisën nga burgu

Sipas një organizate joqeveritare palestineze, Izraeli ka vendosur në izolim gjashtë palestinezët të cilët muajin e kaluar u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë, me krahët dhe këmbët e tyre në pranga gjatë gjithë kohës.

Më 6 shtator, gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë “Gilboa’, duke gërmuar një tunel nga qelia e tyre drejt hapësirës së jashtme të burgut.

Megjithatë, forcat izraelite arritën t’i rikthejnë ata në burg pas pothuajse një javë kërkimi.

“Gjashtë të burgosurit tani mbahen në izolim në disa burgje. Ata po mbahen me duar dhe këmbë të lidhura gjatë gjithë kohës në burgjet Ayalon, Rimnim, Eshel, Ashkelon dhe Ohalei Keidar”, tha Amin Shouman, kreu i Komisionit të Lartë të Ndjekjes për Çështjet e të Burgosurve.

Shouman tha se autoritetet izraelite të burgjeve “nuk i lejojnë të burgosurit të bëjnë dush dhe u mohojnë atyre të drejtat e tyre më thjeshta”. Ai shtoi se vendimi për vendosjen e të burgosurve në izolim u mor me urdhër të shërbimit të sigurisë së brendshme izraelite, Shin Bet.

Ai po ashtu theksoi se Mahmoud al-Arida, një nga të burgosurit e arratisur, është në grevë urie në ditën e dytë në shenjë proteste ndaj kushteve të tij të burgut.

Të dielën, avokati i gjykatës qendrore të qytetit Nazareth ngriti një aktakuzë kundër gjashtë të burgosurve, që përfshin ikjen ilegale nga burgimi i tyre, një akuzë që mund të arrijë deri në 7 vjet heqje lirie.

Sipas institucioneve që merren me çështjen e të burgosurve, në burgjet izraelite ka rreth 4.850 palestinezë të burgosur, përfshirë 40 gra, 225 fëmijë dhe 40 të burgosur administrativ.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *