
21:26 05/08/2022
Mes tyre një komandant i xhihadit islamik
Të paktën 10 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, duke përfshirë një komandant të lartë të një grupi militant palestinez. Zyrtarët lokalë thanë se edhe një vajzë e vogël ishte mes viktimave ndërsa 55 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kryeministri i Izraelit tha se operacioni ishte pasojë e “një kërcënim të menjëhershëm” nga Xhihadi Islamik Palestinez pas arrestimit të një prej anëtarëve të tij në fillim të kësaj jave.
Ky grupim lëshoi më shumë se 100 raketa në Izrael. Shumica e tyre u neutralizuan nga mburoja raketore e Izraelit. Sirenat u dëgjuan në një numër qytetesh izraelite.
Në një fjalim televiziv më herët gjatë ditës, kryeministri izraelit Yair Lapid tha se “vendi i tij kreu një operacion të saktë kundër terrorizmit kundër një kërcënimi të menjëhershëm”.
Tv Klan