Izraeli zgjeron sulmet në Liban dhe Siri

izraeli zgjeron sulmet ne liban dhe siri
izraeli zgjeron sulmet ne liban dhe siri

[embedded content][embedded content]

22:15 08/01/2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vazhdon vizitën në rajon për të parandaluar përhapjen e konfliktit

Breshëri e re raketash të lëshuara nga Gaza mbi Izrael të hënën, shenjë se Hamasi vijon të ketë arsenal armësh dhe kapacitete për të luftuar. Përveç kësaj Hamasi dhe Xhihadi Islamik po i bëjnë presion qeverisë Netanjau me rreth 130 pengje që mbajnë në Gaza.

Këtu shfaqen katër vajza të moshës 18 dhe 19 vjeç, me duar të lidhura bëjnë thirrje për liri. Njëra prej tyre e identifikuar në këtë video tallëse ndaj palestinezëve pak ditë pas fillimit të luftës, çka tregon se është marrë peng pas 20 Tetorit. Ndërsa këtu fermeri Elad Katzir, teksa lutet për lirinë e tij në një video të postuar në internet nga grupi palestinez Xhihadi Islamik.

Gazeta më e madhe izraelite Haretz thotë se tani agjencitë e zbulimit e kanë të pamundur të lokalizojnë vendndodhjen e pengjeve dhe vëmendja është tjetërkund.

Izraeli po përpiqet të neutralizojë rreziqet që i vijnë nga fqinjët. Pavarësisht thirrjeve amerikane për të shmangur një luftë rajonale ushtria izraelite po ndërmerr sulme të paprecedentë vdekjeprurës në Siri dhe Liban duke goditur krerët ushtarakë dhe linjat e furnizimit me armë iraniane.

Burimet, duke përfshirë një oficer të zbulimit ushtarak siriane dhe një komandant të aleancës rajonale që mbështet Damaskun, thanë se Izraeli ka ndryshuar strategjinë pas 7 Tetorit.

Forcat izraelite të mbrojtjes thanë se avionët luftarakë goditën një sërë objektivash të Hezbollahut në Liban. Sulmi vrau një komandant të lartë në forcën elitare të Hezbollahut, Radëan, Ëissamal-Taëil.

Në përpjekje për të shmangur luftën rajonale, në rajon ndodhet sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Ai tha se i gjeti liderët në Lindjen e Mesme të vendosur për të parandaluar përhapjen e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

“Kudo që shkova, gjeta liderë të vendosur për të parandaluar përhapjen e konfliktit me të cilin po përballemi. Duhet bërë çdo gjë të mundshme për të penguar përshkallëzimin, për të parandaluar një zgjerim të konfliktit.”

Blinken tha gjithashtu se sulmet e rebelëve Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq duhet të ndalen dhe paralajmëroi pasoja nëse sulmet vazhdojnë.

Brenda në Gaza lufta po bëhet më shkatërruese. Një shtëllungë tymi duket nga Rafah-u në zonën ku janë përqendruar palestinezët e zhvendosur nga pjesa tjetër e territorit. Izraeli bombardoi zonat në lindje të qytetit jugor KhanYounis dhe Rripin qendror të Gazës. Pasojat i vuajnë civilët. Këtu trupat e dy fëmijëve të vrarë nga sulmi ajror izraelit teksa u larguan nga një spital në Rafah. Të dy fëmijët u vranë brenda në shtëpinë e tyre.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts