“Izraelitët i kërkuan Bashës në 2017 të largonte Berishën”/ Agim Baçi zbulon prapaskenat në PD: Çfarë i tha në sy kryedemokrati. Ish-kryeministri ka heshtur për…








Agim Baçi, ish-kandidat i PD-së për deputet në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit tregoi prapaskenat e 4 viteve më parë në PD në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës.

agim baci basha berisha

Sipas Baçit një kompani izraelite e cila u kontaktua për të bërë fushatë për PD i kërkoi Bashës që të largonte Sali Berishën, por kjo gjë nuk u pranua nga ana e liderit demokrat dhe ata u larguan.

Baçi tha më tej se Sali Berisha ka heshtur për 8 vjet rresht duke mbrojtura Lulzim Bashën sa herë i është kërkuar që të ketë qëndrim

“Ne dimë dhe një gjë tjetër, kur një kompani e madhe nga Izraeli që erdhi dhe u kontaktua për të bërë fushatë për PD në 2017 dhe konstatoi që gjëja e parë që mund të bënte fushatë PD ishte të largonte Sali Berishën dhe Lulzim Basha nuk e lejoi. Këtë gjë ia tha Berishës në sy, ‘ata ikën se nuk pranova që ti të largoheshe nga PD’. Por këtë gjëra nuk thuhen, ne po themi për akte publike. Akt publik është që Sali Berisha ka heshtur për 8 vjet rresht duke mbrojtura Lulzim Bashën sa herë i është kërkuar që të ketë qëndrim”, tha Baçi në “Abc”.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *