Izraelitët protestojnë kundër reformës për gjyqësorin

15:24 06/07/2023

Demostratat u kthyen në të dhunshme pas dorëheqjes së komandatit të policisë që u shpreh kundër përdorimit të forcës

Mijëra izraelitë dolën në rrugët e Tel Aviv kundër reformimit të gjyqësorit. Ato u intensifikuan edhe më shumë pasi komandanti i policisë së qytetit dha dorëheqjen. Ami Eshed ishte shprehur kundër përdorimit të forcës ndaj protestuesve dhe presionin e vazhdueshëm që i kishin bërë anëtarët e kabinetit të djathtë të kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të shtypur protestat.

Komandanti i Qarkut të Tel Avivit, Ami Eshed pasi dha dorëheqjen nuk e përmendi ministrin e Sigurisë Kombëtare të Ekstremit të Djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili kishte kërkuar veprime të ashpra kundër protestuesve që bllokonin rrugët dhe autostradat në demonstrata të paprecedentë kundër reformës për riformimin e sistemit të drejtësisë.

Mijëra protestues mbanin flamuj të Izraelit i dhe brohoritnin “demokraci”. Disa bllokuan një autostradë kryesore, ndezën zjarre dhe u përballën me policinë.

“Unë jam këtu sepse kërkoj demokraci. Qeveria vendos të shkarkojë kreun e policisë së Tel Avivit vetëm sepse ai vendosi se ishte e ligjshme të protestosh, mendoj se ky është një hap më tej që Izraeli të jetë një shtet jodemokratik, prandaj jam këtu.”

Mediat izraelite vlerësuan rreth 20,000 njerëz të pranishëm në demonstratat në Tel Aviv. Demostratat u kthyen në të dhunshme, ndërsa policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Makinat kaluan gjithashtu përmes një turme protestuesish në Tel Aviv ku mbetën të plagosur dy persona. Njëri prej shoferëve kaloi nëpër autostradën kryesore, Ayalon ndërsa protestuesit bllokuan rrugën. Shoferi u ndalua nga policia përpara se një automjet tjetër të tentonte të lëvizte mes turmës, duke goditur protestuesit.

Dhjetëra-mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë qëkur qeveria e re e kryeministrit, Benjamin Netanyahu njoftoi planet në Janar për të riformuar sistemin gjyqësor të vendit. Netanyahu e pezulloi reformën në Mars të këtij viti pasi shpërthyen protesta masive por bisedimet me opozitën politike dështuan dhe plani ka vijuar.

Netanyahu ka deklaruar se rishikimi është i nevojshëm për të frenuar një gjyqësor tepër ndërhyrës dhe për të rikthyer pushtetin tek zyrtarët e zgjedhur. Kritikët thonë se plani do të përmbyste sistemin dhe do ta shtynte vendin drejt diktaturës.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts