Izraelitët vrasin 8 ekstremistë palestinezë

13:08 03/07/2023

Trazira në Jenin pas operacionit anti-terror

Të paktën 8 militantë palestinezë humbën jetën dhe 50 palestinezë të tjerë u plagosën gjatë një operacioni anti-terror të ushtrisë izraelite në Jenin, një ndërhyrje që shkaktoi protesta dhe trazira gjatë natës në qytetin verior palestinez të Bregut Perëndimor.

Forcat speciale të ushtrisë izraelite ndërhynë në kampin e refugjatëve të Jeninin, aty ky shërbimet izraelite të zbulimit kishin të dhëna se një grup terroristësh po përgatisnin sulme në territorin e Izraelit.

Brigadat e Jeninit janë grupi që ishte në shenjestër të operacioneve izraelite, një njësi e përbërë nga militantë si të Hamasit ashtu edhe të Xhihadit Islamik.

Kohët e fundit, Jenini dhe militantët në Bregun Perëndimor kanë qenë më tepër në qendër të vëmendjes së autorieteve izraelite për shkak të rritjes së aktivitetit të tyre terroritst.

Megjithatë, ministri i Jashtëm izraelit tha se ky operacion nuk do të shtrihet përtej qytetit ashtu siç ka ndodhur javët e fundit.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts