Ja ditët kur mësuesit duhet të kenë kujdes pas marrjes së vaksinës. Rama përmend pilulat kontraceptive, Bino: Edhe unë kisha temperaturë kur…

Pranueshmëria e bërjes së vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, mes mësuesve është duke u rritur. Në Shkodër, ku ishte sot kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, tha se kjo vaksinë që ka ngjallur frikë në Evropë ku disa shtete e kanë pezulluar përdorimin e saj, është efektive dhe e sigurt, ndërsa deri më tani në vendin tonë nuk ka pasur asnjë problem.

Silva Bino: Unë ua shpjegova që mund të kenë pak temperaturë që edhe unë vet kam pasur temperaturë pas Pfizer është një reaksion normal që organizimi reagon por jo të gjithë, me një paracetamol…

Rama u kërkoi mësuesve të tregojnë kujdes në dy javët e para pas marrjes së vaksinës deri sa të rritet niveli i antitrupave.

Ndërsa për të qetësuar dhe alarmin e ngritur mbi efektet që jep vaksina AstraZeneca, kryeministri përmendi edhe përdorimin e kontraceptivëve oralë që parandalojnë shtatzanitë e padëshiruara, që sipas mjekëve së fundmi janë një ndër faktorët që rrisin rrezikun për trombozë.

Duhet me u rujt në këtë fazë të parë sa të krijohen antitrupat, se je i infektueshëm brenda dy javëve sa të dalin antitrupat.

Mos kini asnjë shqetësim mesa po shohim ne dhe këto vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë prapë dhe nuk është kjo seri, është një tjetër e s’kanë gjetur asnjë lidhje, kanë dalë tani edhe plot të dhëna për hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë“, tha Rama.

Bino: Aaa për kontraceptivët.

Rama: Edhe në vaksainat e zakonshme ka raste por që s’janë pjesë e problemit.

Bino: Edhe temperaturën edhe reaksionet e lehta anësore e evidentojmë por s’kemi parë asgjë e s;kemi pasur asnjë rproblem në vendin tonë.

Rama: Këtu s’ka pasur fare refuzime?

Drejtoresha: Ka pasur hezitim, ka pasur në 1250 mësues deri më sot ka shkuar te 200, edhe aa janë duke pritur konfirmimin nga ministria për pjesën e sigurisë. Një pjesë e mirë po bëjnë edhe analiza paraprake me hy të sigurt në procesin e vaksinimit

Manastirliu: Informacioni që u jepet mësuesve është jo vetëm nga vetë mjekët që janë këtu por edhe formulari ku i shpjegohen të gjitha atributet që i japin vaksinës por edhe efektet që mund të ketë si cdo medikament tjetër, një gjë është e sigurt që është efektive.

Drejtoresha: Nga 45 mësues që janë vaksunuar dy ditët e para asnjë s’ka pasur efekt anësor.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *