Jair Bolsonaro emëron ministrin e katërt të Shëndetësisë

14:47 16/03/2021

Sistemi shëndetësor në Brazil po i afrohet kolapsit si pasojë e përhapjes së varianteve të reja

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë për shkak të keqmenaxhimit të Covid-19. Eduardo Pazuello gjenaral ushtrie, është ministri i katërt i cili shkarkohet nga detyra që nga fillimi i pandemisë së virusit koronavirus.

Marcelo Queiroga, një kardiolog, do të zëvendësojë gjeneralin Eduardo Pazuello. Brazili ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në botë, pas SHBA. Bolsonaro është përballur me kritika të gjëra për trajtimin e pandemisë.

Kur presidenti i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, e emëroi gjeneralin e ushtrisë ministrin e tij të përkohshëm të shëndetit në 16 maj të vitit të kaluar, 15,000 brazilianë kishin vdekur nga Covid-19. Dhjetë muaj më vonë, numri i të vdekurve është rritur në pothuajse 280,000 dhe mbi 11 milion janë infektuar dhe kombi më i madh i Amerikës së Jugut është futur në kapitullin më vdekjeprurës të pandemisë.

Pazuello po përballet me rrezikun e sanksioneve për përgjigjen e tij ndaj urgjencës shëndetësore. Në fillim të këtij viti ai u vu nën hetim për rolin e tij të mundshëm në dështimin për të parandaluar një kolaps në sistemin shëndetësor në qytetin Manaus ku spitalet nuk kishin më oksigjen për pacientët.

Infeksionet kanë vazhduar të rriten, duke u përkeqësuar si pasojë e varianteve më ngjitëse. Sistemet shëndetësore të Brazilit janë afër kolapsit me njësi të kujdesit intensiv pothuajse me kapacitet të plotë në 15 qytete.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *