Jair Bolsonaro zëvendëson kabinetin

15:00 30/03/2021

Presioni mbi qeverinë braziliane po rritet për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë Covid-19

Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka zëvendësuar gjashtë ministra të kabinetit ndërsa popullariteti i tij bie për shkak të trajtimit të pandemisë nga ana e tij.

Shërbimi shëndetësor i Brazilit raportohet të jetë në prag të kolapsit ndërsa vendi lufton me një valë të dytë vdekjeprurëse.

Bolsonaro që kur erdhi në pushtet vazhdimisht ka kundërshtuar masat e karantinës, duke argumentuar se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit.

Më shumë se 300,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil dhe më shumë se 12 milionë janë infektuar. Dy ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes janë zëvendësuar në riorganizimin e kabinetit.

Ministri i jashtëm besnik i presidentit, Ernesto Araújo, dha dorëheqjen pasi u kritikua shumë nga ligjvënësit për dëmtimin e pozitës ndërkombëtare të Brazilit. Ata thanë se trajtimi i dobët i marrëdhënieve me Kinën, Indinë dhe SHBA do të thoshte që Brazili kishte sasi të pamjaftueshme të vaksinës Covid-19.

Brazili ka qenë duke luftuar me shtrirjen e programit të tij të vaksinimit. Deri më tani, vendi ka përdorur vaksinën Oxford-AstraZeneca dhe CoronaVac të Kinës. Po ashtu qeveria ka porositur doza të vaksinës Johnson & Johnson dhe Sputnik V të prodhuar nga Rusia.

Klan News


Të ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *