“Jam gati për hapin tjetër në karrierë”, Gruda i “shkel syrin” klubit prestigjioz: Çdo fëmijë ëndërron të luajë për…

jam gati per hapin tjeter ne karriere gruda i shkel syrin klubit prestigjioz cdo femije enderron te luaje per

































Futbollisti shqiptar i Maincit, Brajan Gruda është gati ta bëj hapin e madh në karrierë. Në një prononcim të dhënë për gazetën e madhe gjermane “Bild”, ai ndër të tjera ka theksuar se çdo fëmijë ëndërron të luajë një ditë për Bajernin, duke i “shkelur syrin” kështu bavarezëve. 

gruda

“Çdo fëmijë ëndërron të luajë për Bajernin. Unë nuk jam i stresuar. Unë i besoj menaxherit tim 100 për qind. Gjithçka do të funksionojë. Do të doja të bëja hapin tjetër. Dhe mendoj se jam gati”, ka theksuar Gruda. 

Talenti me origjinë shqiptare u largua të mërkurën nga kampi përgatitor i Gjermanisë për shkak të lëndimit muskulor. Gruda ishte nga dita e parë në përgatitje me Gjermaninë. Shkodrani shihej si potencial për t’u përfshirë në ekipin e Gjermanisë për “Euro 2024”, por fati nuk ishte me të.  

Dëmtimi ka bërë që Gruda të largohet para kohe nga kampi gjerman. 19-vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë. Ai me Maincin ka kontratë deri në vitin 2026. Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro. Gruda ka luajtur shtatë ndeshje për Gjermaninë U-21.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts