“Jam krenar për këta djem”, Koeman pas eleminimit ndaj Anglisë: Nuk patëm fat, por kemi zhvilluar një evropian të mirë

jam krenar per keta djem koeman pas eleminimit ndaj anglise nuk patem fat por kemi zhvilluar nje evropian te mire
jam krenar per keta djem koeman pas eleminimit ndaj anglise nuk patem fat por kemi zhvilluar nje evropian te mire

Anglia i’a doli të triumfojë në gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024, përballë Holandës 2-1, duke siguruar biletën e finales së madhe, ku do të kërkojnë trofeun 3 vite pasi dështuan ta bëjnë diçka të tillë, në finalen e Webleyt, ndaj Italisë. Të djelën e 14 Korrikut, në finale ata gjejnë Spanjën, skuadrën që ka bindur më së shumti në këtë evropian, por në finale janë 90 minuta ku gjithçka mund të ndodh ndaj Anglia do të tentojë shanset e veta.

I zhgënjyer Ronald Koeman, me teknikun holandez i cili e komentoi kështu humbjen ndaj Anglisë: “Anglia na vuri në vështirësi sidomos gjatë pjesës së parë, sidomos në repartin e mesit të fushës vuajtëm shumë, nuk kontrolluam si duhet Foden dhe Bellingam.

Ndjesia ime ishte që në 20-25 minutat e fundit ishim më të freskët fizikisht, por u ndëshkuam nga një gol në fund. Ky është futbolli. Nuk më ngelet gjë tjetër vetëm t’ju them se jam krenar për këta djem dhe për gjithë rrugëtimin e skuadrës tonë në këtë evropian”, theksoi tekniku Koeman

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Spread the love

Similar Posts