“Jam lideri i kombëtares, nuk i fal asgjë kundërshtarit”, Plan sfilitës për Suedinë, Enrike: Ligjin e bëj unë






Nuk është rastësi që Spanja është stër vitur në orën 21:00, kur në qendrën e grumbullimit “Las Rozas” termometri shënon 33 gradë celsius. Nuk është rastësi as që lista e lojtarëve që ka marrë me vete Luis Enrike për këtë Europian. Ka shumë të rinj, të cilët nuk kanë marrë minuta në këmbët e tyre. Trajneri i “Furisë së Kuqe” ka qenë i qartë për filozofinë e tij të lojës pa top. Ai dëshiron një kombëtare më vertikale, më të shpejtë për Europianin.

enrike

Nuk ka kampionë të mëdhenj, por ka “avionë”. Është i bindur se gjendja fizike e skuadrës dhe e lojtarëve mund të bëjë diferencën në këtë turne. Në fakt ka ndodhur shpesh që Spanja të mbërrijë në kompeticionet e rëndësishme e lodhur dhe me probleme. Këtë herë është krejt e kundërta. Skuadra vjen mjaft mirë dhe në formë, pavarësisht problemeve që ndodhën javën tjetër me COVID-in. As temperaturat e larta të Seviljes nuk e kanë ndalur trajnerin Enrike që të bëjë stërvitje intensive dhe të ketë një plan të qartë.

Numri një i “La Rohas” beson gjithashtu se Suedia do të ketë probleme për t’u ambientuar. Pritet që temperaturat të jenë 30 gradë në orarin e ndeshjes. Kjo është diçka pozitive për Spanjën, por negative për Suedinë. Këta të fundit e kanë përgatitur Europianin në vendin e tyre duke u stërvitur në temperaturë 15 minuta. Do ta kenë pak të vështirë për t’u përshtatur. Trajneri Luis Enrike ka thënë se temperaturat nuk ndryshojnë planin që ka skuadra. Në konferencën për shtyp ai thotë se është lideri i Spanjës.

FORMACIONI – “Nëse do të ishte për mua do ta thosha ekipin, por më kanë mësuar që kur kam qenë i vogël se kundërshtarit nuk duhet t’i dhurosh asgjë. Plani është i njëjtë. Lojtarët e kanë idenë e lojës. Do të më pëlqente që të kisha Busketsin, por jam i kënaqur me skuadrën”.

SUEDIA – “Është një ekip që luan direkt. Ka lojtarë të fortë dhe me kualitet. Mungesa e Kulusevskit është e rëndësishme. Por, ne duam ta çojmë ndeshjen aty ku mund të japim më të mirën”.

PORTIERËT – “De Gea, Robert dhe Unai. Të gjithë mund të luajnë”.

VAPA- “Plani i ndeshjes është i njëjtë si gjithmonë. Duhet të marrim topin, të bëjmë lojën tonë. Kjo nuk ndryshon. Pastaj ka kushte që mund të ndikojnë si për mirë ashtu edhe për keq”.

LIDERI – “Nuk na mungojnë liderët. Unë jam njëri prej tyre, ashtu si të gjithë trajnerët. Nëse trajneri nuk është lider, ky është një sinjal i keq”.

ERIKSEN – “Dua që në emër të kombëtares t’i jap një përqafim të madh Eriksenit, Federatës Daneze dhe shokëve. Shpresoj që ta shohim sërish në fushën e lojës”.

NDRYSHIMET – “Vitet kalojnë për të gjithë. Lojtarët nuk janë të përjetshëm. Në mendjen time nuk ishte revolucioni. Unë mendova thjesht të marr lojtarët që i përshtaten idesë sime të lojës. Kemi një përzierje të grupmoshave dhe mund të bëjmë Europian të mirë”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *