“Jam misionar më tepër se politikan”- Mark Marku: Të tejkalojmë gjënë më të rëndë nga koha e komunizmit! Klani mafioz e ka bërë…

SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku, në fjalën e mbajtur sot në rikujtimin e 22 marsit e ka konsideruar veten misionar më tepër se sa politikan.

Ai u shpreh se nuk është normale të largohen qytetarët por qeverisja, duke bërë thirrje për të tejkaluar atë që ai e konsideroi si gjënë më të rëndë që nga koha e komunizmit.

“Kemi pas ëndrrën e madhe për ta bërë Shqipërinë si ë gjithë Europa. Jam i lumtur që jam këtu me shumë kontribuues të PD qysh nga ajo periudhë deri më sot, që kontribuojmë për ndryshimin e Shqipërisë, që kontribuojmë për ndryshimin e Shqipërisë, për tejkalimin e gjësë më të rëndë që ka pas Shqipëria qysh nga koha e komunizmit. Ky është misioni i të gjithë atyre që e duan Shqipërinë, që e duan ndryshimin. Unë për vete e ndjej veten misionar më tepër se politikan në këtë betejë.

Kam parë që mesazhi i çdo njeriu që kam takuar ka qenë që duhet të ndryshojmë qeverisjen në mënyrë që mos ikin shqiptarët nga Shqipëria. Nuk është normale kjo. Nuk ikin qytetarët nga vendi por ikin qeverisë. Është misioni ynë që qeveria të iki dhe që qytetarët të mbesin. Që Shqipëria të bëhet evropiane. Që shqiptarët të ndihen në shtëpinë e vet dhe jo në shtëpinë e huaj, drejtuar nga një klan mafioz që e ka bërë jetën të pamundur në këtë vend”, u shpreh Mark Marku.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *