“Jam ndëshkuar me të kuq vetëm një herë, nuk jam i dhunshëm”, ish-lojtari i Manchester United përdor karrierën si justifikim në gjyqin me ish-partneren

Gjyqi i legjendës së Manchester United, Ryan Giggs për dhunë kundrejt ish-partneres së tij Kate Greville vazhdon teksa avokatët e 48-vjeçarit kanë nxjerrë në pah fakte të reja në mbrojtje të uellsianit.

Avokatët e ish-trajnerit të Uellsit kanë përmendur faktin se në karrierën e tij si futbollist Giggs është ndëshkuar me karton të kuq vetëm një herë në mbi 1000 ndeshje si profesionist dhe ka përballuar në të njëjtën kohë abuzimin nga fansat duke nënkuptuar se ai nuk është një person i dhunshëm.

Giggs mohon të ketë ushtruar dhunë kundrejt Greville dhe të ketë përdorur sjellje kontrolluese dhe shtrënguese ndaj saj midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2020. Ai gjithashtu mohon sulmin ndaj motrës më të vogël të Greville, Ema, 26 vjeç, në rezidencën e tij në Mançester më 1 nëntor të vitit 2020.

48-vjeçari u pyet në gjykatën e Mançesterit nëse ai ishte përjashtuar ndonjëherë në 1031 ndeshjet e tij profesionale.

“Një herë për Uellsin. Bëhej fjalë për dy veprime të ndëshkueshme gjatë ndeshjes”, tha ai.

Gjatë deklaratës së tij Giggs u shpreh se ai dhe Greville kishin një interes “të përbashkët” për seksin e “shunshëm”. Avokatët e tij janë shprehur se mavijosjet për të cilat Greville e akuzon Giggs janë rezultat i marrëdhënieve mes të dyve gjatë kohës që kanë jetuar në banesën e këtij të fundit në Mançester.

Giggs tha se Greville ishte zhvendosur në shtëpinë e tij gjatë karantinës së parë të Covid në Mars 2020 dhe se vajza e tij dhe i dashuri i saj ishin atje shumicën e kohës, me djalin e tij gjithashtu që qëndronte rregullisht.

Greville, e pyetur nga juria tha se karantina me Giggs ishe “ferr”, ndërsa ish-futbollisti u shpreh se mes tyre kishte grindje por asnjëherë sherre të mëdha.

Ndërkohë gjatë gjyqit Greville tregoi për një zënkë që ndodhi mes saj dhe Giggs ku shkak u bë vendosja e lavastoviljes së shtëpisë. Giggs mohoi gjithçka duke thënë se pjatalarësja shpesh do të ishte në tre deri në katër cikle në ditë për shkak të numrit të njerëzve që qëndronin në shtëpi.

“Unë hapja lavastoviljen dhe lugët ishin gabim”, tha ai. “Acarohesha sepse më duhej ta bëja përsëri, kështu që i thirra të gjithë në shtëpi dhe thjesht thashë, ‘A mund t’i vendosni lugët në mënyrën e duhur?’. Nuk ishte një argument i madh, ishte thjesht mënyra se si e shpjegova atë.”
Sakaq, gjyqi mes ish lojtarit të Manchester United dhe ish bashkëjetueses së tij vazhdon./The Times

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts