“Jam në dispozicion total edhe ‘pa paratë e Foltores’ ”-Evi Kokalari ndërron mendje: Do jem në krah të Berishës! Është guri i fundit…








Pas deklaratave se do të distancohej nga politika në Shqipëri për t’iu përkushtuar impenjimeve në SHBA, aktivistja republikane Evi Kokalari duket se ka ndërruar mendje.

evi1

Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo ka sqaruar se do të vazhdojë të jetë në krahë të Sali Berishës, sepse beson se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.

Ndër të tjera aktivistja republikane thotë se “më keni sërish në dispozicion total, si gjithmonë pa paratë e foltores apo dikujt tjetri”.

REAGIMI

Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër;

Eshtë e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme ti kthehem jetës time në Amerikë.

Eshtë gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku tashmë bën pjesë dhe grupi Bashës.

Si e tillë dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmon – pa “paratë e foltores” apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardet e Lulit.

Lufta për pluralizmin Shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera.

Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshem me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai.

Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi.

Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.

Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PDsë Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në New York, Ohio dhe Florida.

Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtepinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij fillojnë me fushatat e vitit 2022.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.