“Jam një terminator, një makinë vrasëse”, zbulohet shkaku, ja pse 23-vjeçari vrau nënën dhe 4 persona të tjerë në Angli

Mediat britanike kanë mbërritur në shkaqet që dërguan 23-vjeçarin Jake Davison për të vrarë 5 persona, përfshirë nënën dhe një vajzë 5 vjeçe.

Mediat kanë zbuluar nga burime policore se autori kishte probleme psikologjike dhe me një profil vetmitari.

Ai fillimisht dyshohet se ka vrarë mamanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt një kalimtareje dhe vajzës së saj, për të vrarë më pas edhe 2 persona të tjerë.

Ai punonte si operator vinçi, ndërsa në rrjete sociale ai publikonte foto me armë dhe stema dhe emblema të Amerikës, shtet të cilin besohet se e vlerësonte shumë.

Çfarë ka deklaruar në media sociale i riu:

Jake Davison, nëpërmjet videove në rrjete sociale, ka deklaruar se është një makinë vrasëse dhe terminator.

Kështu i pëlqente ta quante veten. Ndërsa për gratë, thoshte se janë paksa të “trasha” dhe se në adoleshencë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me to.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *