
RUSI
Mediat ruse kanë zbuluar se kush ishte agresori i sulmit me armë në shkollën në Kazan ku 9 persona ngelën të vdekur. Autori është 19-vjeçari Ilnaz Galyaviev, i cili ka qenë nxënës në këtë shkollë.
Disa ditë më parë ai kishte dhënë një mesazh në rrjetet sociale me shkrimin ‘’Jam si Zoti’’. Sot ai vrau me armë 8 nxënës dhe 1 mësues, ndërsa terrorizoi dhjetëra të tjerë.
Nga ana tjetër autoritetet ruse janë mobilizuar dhe vetë Presidenti Putin aps kësaj ngjarje tronditëse ka urdhëruar menjëherë rishikim të legjislacionit të armëve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al