James O’Brien konfirmohet ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë

james obrien konfirmohet ndihmes sekretar amerikan i shtetit per evropen dhe euroazine

Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e James O’Brien si Ndihmëssekretar të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

Emërimi i tij është mbështetur nga 67 senatorë, derisa 31 anëtarë kanë qenë kundër. O’Brien është emëruar në këtë pozitë nga presidenti amerikan Joe Biden, më 19 maj.

Ai është pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit prej vitit 1989.
Përgjatë karrierës së tij të gjatë, ai është marrë edhe me çështje të Ballkanit, si i dërguar i posaçëm i presidentit, dhe ka marrë pjesë në negociata të paqes në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.

Në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ai ka qenë i dërguar i posaçëm për çështje të pengjeve dhe më 2021, Biden e ka emëruar koordinator për sanksione në Departamentin amerikan të Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts