Janar shumë i ngrohtë në Europë

janar shume i ngrohte ne europe
janar shume i ngrohte ne europe

09:08 03/01/2023

Tetë vende rregjistruan temperatura shumë të larta mbi normalen, ekspertët shprehen se edhe 2023 do jetë edhe më i nxehtë

Një Janar më i ngrohtë se kurrë më parë. Fillimi i vitit ka regjistruar temperatura mbi normalen krahasuar me një vit më parë.

Tetë vende europiane duke përfshirë Poloninë, Danimarkën, Republikën Çeke, Holandën, Bjellorusinë, Lituaninë dhe Letoninë kanë regjistruar temperatura rekord për Janarin i cili parashikohej që të kishte dëborë dhe ngrica.

Në Poloni, arriti në 19 gradë Celsius një temperaturë që ky shtet e rregjistron vetëm në muajin Maj. Në Javorník në Republikën Çeke ishte 19.6C, pra 3 gradë më shumë mbi normalen.

Temperaturat në Vysokaje, Bjellorusi, normalisht janë rreth zeros në këtë kohë të vitit por me fillimin e këtij viti arritën në 16.4 gradë Celsius duke mposhtur rekordin e mëparshëm.

Temperatura të larta u rregjistruan nga 31 Dhjetori deri në 2 Janar në Gjermani. Spanja veriore dhe jugu i Francës rregjistruan një tjetër temperaturë rekord gati 25 gradë Celisus ku shumë njerëz patën mundësi të shijonin disa orë në plazh.

Ekspertët janë shprehur se kjo është një ngjarje ekstreme e motit dhe parashikimet janë se edhe ky vit do jetë edhe më i ngrohtë. Meterologët janë shprehur se fenomeni La Niña po nxit në pjesën e Europës një ngrohtësi anormale

“Gjëja më shqetësuese është shpejtësia e ngrohjes globale  dhe kjo thjesht nuk është më befasi. Një ngrohje e tillë tregon se e ardhmja rezervon më pak periudha të ftohta me pak acar, akull apo bore,” shprehen meterologët.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts