“Janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve”, Berisha kujton 101 vite Shqipëri-SHBA: Të vendosur t’i çojmë këto marrëdhënie edhe më lart

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 101 vite të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, teksa zotohet se “Partia Demokratike si lokomotivë kryesore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane pas rivendosjes së tyre në marsin e vitit 1992, mbetet e vendosur të çoj këto marrëdhënie edhe më lartë gjatë shekullit të 21-t”ë.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se nga vendosja e marrëdhënieve më 22 korrik 1922, gjatë këtyre 101 viteve SHBA janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë.

POSTIMI I PLOTË
Të dashur miq, më 22 korrik të vitit 1922 u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Këto marrëdhënie u vendosën pasi presidenti Willson hodhi poshtë planet e fuqive të tjera të mëdha për asgjësimin e Shqipërisë nga harta e Europës. Gjatë këtyre 101 viteve SHBA janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë gjatë viteve të diktaturës komuniste për t’u rivendosur pas vendosjes së pluralizmit politik në vitin 1991. Në këto tre dekada marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona njohën zhvillimet më intensive. Ato kulmuan me vizitën e presidentit George W. Bush në qershor të vitit 2007 në Shqipëri. Në këto dekada, SHBA udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës, mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe Kosovë.

Partia Demokratike si lokomotivë kryesore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane pas rivendosjes së tyre në marsin e vitit 1992, mbetet e vendosur të çoj këto marrëdhënie edhe më lartë gjatë shekullit të 21-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts